Haradinaj merr mbështetjen e gjilanasve për kryeministër

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur një tubim në Gjilan, në lagjen Dardania.

Në këtë tubim, ku kanë folur kandidatët për deputetë, Shpend Ahmeti dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është parë një numër i madh i qytetarëve.

Haradinaj ka shpalosur para qytetarëve të Gjilanit arritjet e deritashme, projektet e realizuara si dhe planet për qeverisjen pas 6 tetorit.

Qytetarët e Gjilanit në këtë tubim kanë treguar përkrahje të madhe për Haradinajn dhe koalicionin AAK-PSD, duke shfaqur një entuziazëm gjatë gjithë tubimit.

Të ngjashme