Garda Kombëtare e Iowas ka njoftuar se dy pjesëtarë të FSK-së, të cilët kishin shkuar për një trajnim, kanë ngecur atje për shkak të izolimit nga pandemia COVID-19.
Përkundër kësaj, dy ushtarët e Kosovës duket se e kanë gjetur veten shumë mirë atje dhe po ndihmojnë forcat amerikane në luftimin e pandemisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Gardës, duke thënë se miqësia dhe partneriteti strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së janë të shtrenjta.
Ai ka shprehur ndjenja krenare që dy ushtarët e FSK-së po japin kontributin e tyre në kampin “Dodge “Miqësia dhe partneriteti strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së janë të shenjta.
Krenar me angazhimin e dy ushtarëve të FSK-së dhe kontributin e tyre, të cilët pasi përfunduan trajnimin në mars të këtij viti në “Camp Dodge”, për shkak të pamundësisë së udhëtimit si rrjedhojë e pandemisë, vazhduan të qëndrojnë në mbështetje të Gardës Kombëtare të Ioëa-s për ta menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19”, ka shkruar Haradinaj.