Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë.
Haradinaj ka falënderuar drejtoreshën e NDI-së, Nancy Soderberg, për mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion ka dhënë për Kosovën.
“Vizitë në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), ku me drejtoreshën rezidente të këtij instituti në Kosovë, znj. Nancy Soderberg diskutuam rreth programit për mbështetje ndaj Aleancës si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend”.
“E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të NDI për Kosovën, mbështetje kjo që është për admirim”, ka thënë Haradinaj.