Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur kurora lulesh te pllaka përkujtimore për viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore.
Haradinja tha se gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare strehuan dhe mbrojtën hebrenj, raporton Ekonomia Online.
Ai madje tha se këto tragjedi janë mësim për njerizimin që mos të përsëriten më kurrë.
“Në Kosovë te shqiptarët kemi ndjenjën e mirë se në atë kohë e kemi dhënë provimin si popull, por duke kujtuar tragjedinë e së kaluarës dërgojmë porositë që të gjithë të jemi vigjilentë që njerëzimit të mos i përsëriten kurrë tragjedi të tilla”.
“Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi, i kemi tragjeditë e luftës 1998-1999 dhe jemi të ndjeshëm për këtë. Respekt për të gjithë ata që iu mor jeta në mënyrë të padrejtë në tragjeditë e së kaluarës”.
Në Kosovë ka shoqata të cilat kanë si qëllim të kujtojnë dhe të mos i lënë në harresë veprat e humane të treguara nga shqiptarët gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompensimi.
Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.
Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.
Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.