Haradinaj në 113-vjetorn e FA: Ushtria Shqiptare shkëlqen në misionet e sigurisë në botë

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në 113 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare ka thënë se ata me krenari vazhdojnë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, si pjesë e NATO-s dhe shkëlqejnë në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

“Në 113-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në themelimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare. Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare, me krenari, vazhdojnë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme dhe, si pjesë e NATO-s, shkëlqejnë në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, si dhe në Kosovë si pjesë e KFOR-it. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme