Sot janë bërë 24 vite nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.
Gjenerali i Zonës Operative të Dukagjinit Daut Haradinaj, duke kujtuar bashkëluftëtarët e tij dhe tha se lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve tjerë, do të jehojë ndër breza te kombi ynë.
“Lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij, do jehojë ndër breza tek kombi ynë. Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë”.