Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtëpi të shqiptarëve, derisa, bashkë me presidentin, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën atje.
“Në shtëpinë tonë, në Uashington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit”, shkruan Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre”.
“Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer”.
“Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”.