Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sipas sondazheve popullore partia e tij ka së paku 20 deputetë.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se edhe partia e tij ka votë popullore dhe pa ta marrëveshja me Serbinë nuk bëhet.
“Ne kemi votë popullore. Kjo punë nuk bëhet pa marrëveshje. 20% për qind po thonë sondazhet e sotme [për AAK]”.
Kryeministri ka thënë se Kosova nuk pranon “Republika Srpska” apo Tirol Jugor.
“Po e vërtetë. Tregun e merr Serbia, sepse taksa hiqet. Edhe integrimet evropiane i marrim dy palët, por diçka tjetër nuk japim”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj ka thënë se PDK-ja është treguar e kujdesshme në raport me shkëmbimet e territoreve.
“Edhe zoti Veseli i ka pasur frikën e territoreve dhe në raste të caktuara edhe e ka shprehur. Ju e dini ata i kanë vendos vijat e kuqe për kufijtë”, tha Haradinaj.