Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte sot në Ferizaj.
Ai ju ka thënë qytetarëve të Ferizajit se investimet janë bërë vetëm pasi që ishte vet Haradinaj kryeministër.
“Po vijnë te ju, po e marrin lavdin se ju kemi sjellë kaq milionë për këto dy vite. Mos harroni, këta që po thonë që ju kemi pru 100 milionë këto dy vite, janë në pushtet që 10 vjet. Këto 100 milionë i ka pru qeveria Haradinaj, se menjëherë në javën e parë të qeverisë nuk ka ardhë Kadri Veseli me taku Agim Aliun po kam ardhë unë me Xhavit Zariqin, i kemi bisedu dertet e komunës, i kemi bisedu projektet dhe i kam shty projektet për Ferizaj”, ka thënë Haradinaj.
Koalicioni AAK-PSD shpalos programin 100% në Ferizaj
Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot një tubim në shesh në Ferizaj, ku është shpalosur programi 100% shtet.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Aty është folur për arritjet, investimet e deritashme në Ferizaj por edhe projektet për të ardhmen.
Ndërkaq, aty është parë një numër i madh i qytetarëve, që dëgjuan dhe përkrahën programin e AAK-PSD për 100% Kosovë.