Në Ditën e Pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Boletin, ku u lind dhe u varros Isa Boletini, njëri nga themeluesit e shtetit shqiptar.
“Me përulje para varrit të Heroit tonë Isa Boletinit. Baca Isë përjetë në ballë, në këtë situatë që ka gjunjëzuar Shqipërinë”, me këto fjalë e ka përshkruar Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, nderimin që i ka bërë figurës së shquar të kombit, Isa Boletinit, në përkujtim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.