Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që Kosova të jep diçka, nëse Serbia e njeh shtetin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, është kërkuar që Kosova të jep tokë ose Republikë brenda Republikës.
“Kërkohet me u përmbylle marrëveshje Kosovë Serbi dhe është në interes e mirë për ne, ne kemi kërkua ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në vazhdimësi të përmbyllet me njohje, ata na kanë thënë çka jepni ju nëse ju njeh Serbia, ne kemi thënë se kemi vajza të dhunuara e njerëz të vrarë e të zhdukur e ekonomi te rënë nuk po themi më harru por Mu pajtua na thënë që nuk mjafton çdo herë kështu na kanë thënë, atëherë kanë kërkua çka duhet me dhënë ne na kanë kërkuar me dhënë tokë veriun qe ka toke e miniera ose nëse nuk jepni toke jepni Republikë brenda Republikës e kam pa që me dhënë njohjen pa dhënë diçka nuk po bejka”, tha Haradinaj.
Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në akademinë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik.
Ai shtoi se po i lutë presidentin Hashim Thaçi, kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti dhe kreun e PSD-së, Shpend Ahmeti, që Serbia të na jep njohje dhe Kosova t’i jep mundësi të tregut ekonomik.
“Për këtë është normale se Amerika e Kina janë në luftë tregtare e më vje mirë që Trumpi ka tregu që nuk më lojë me Amerikën edhe Britania po ndahet me BE. Unë po i luti kolegët e mi Hashimin, Kadrinë, Albinin, Shpendin etj, a bën ne nëse na jep Serbia njohje ne po i japim tregun Kosovës tregu është 1 miliard a ne e kemi buxhetin 2 miliard nëse duan me kthye tregun ne e duam njohjen nuk besoj se jam duke e tepruar apo duke u prish me ndonjë mik në jemi duke bërë diçka që gjithë bota bën, ma jep njohjen ta jap tregun”, shtoi Haradinaj.
“Kur e kemi me nxjerr njohjen po thonë jo nuk e prishim partneritetin, nuk është kështu e kemi vonuar vetën 20 vite është mirë mu bë bashkë ka me thënë nuk e japim tregun pa e dhënë njohjen”, tha ai.
Haradinaj është i bindur se pa njohje nuk ka heqje të taksës.
“Ne e kemi armik Serbinë me ata është Rusia, njohja po na vyen nuk japim tokë, nuk japim Republikë brenda në Kosovë por ua kthejmë tregun”, shtoi ai.