Haradinaj në Pejë, ndan medalje në familjet Berisha, Ademaj dhe Lajçi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar disa familje në Pejë.
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se në këtë vizitë ai ka ndarë edhe medalje për kontribut për çështjen kombëtare.
“Me këtë rast kam ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare; për z.Muharrem Berisha (post mortum), intelektual, atdhetar, veprimtar politik dhe luftëtar lirie; z. Muhamet Ademaj, atdhetar i dalluar, veprimtar politik dhe baba i Heroit të Kombit Fatos Ademaj; si dhe kryetarit shumëvjeçar të degës së OVL të UÇK-së në Pejë, luftëtar lirie e atdhetar i madh, ish-shef shtabi në Brigadën 136 “Rugova” z. Nexhmi Lajçi”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.