Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjt Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies.
Haradinaj ka thënë se ata ishin sypatrembur të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe.
“Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari. Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve.
Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe.
Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.