Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me deputetë të partisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë për Ekonomia Online se 28 Nëntori është festa që i bashkon shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë.
Sipas tij, kjo festë është ditë që na frymëzon ndër breza.
“Jemi këtu për festën tonë, siç e njohim të gjithë festën e flamurit, i nderojmë të gjithë të rënët për liri, është festa që i bashkon shumë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë, nga Kruja e hershme, Vlora e Prekazi heroik e legjendar. Nderojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, familjen Jashari e të gjithë të rënët për liri”, u shpreh Haradinaj.
“Ditë që na ka frymëzuar ndër breza, një ditë që vërtetë e kemi pas ëndërr që ta festojmë shqiptarët kudo që janë dhe jemi të lumtur që sot festojmë dhe e ndjemë tamam siç është kjo ditë”, u shpreh Haradinaj.