Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe zëvendëskryeministri Enver Hoxaj kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se rruga e lirisë së vendit është ndërtuar nga gjaku i këtyre dëshmorëve.
Ai potencoi se Kosova e 17 shkurtit do ti ruaj kufijtë e saj.
“Reçaku i ka dhënë shumë Kosovës. Në Reçak kanë ndodhur masakra të mëdha, William Wolker i tregoi botës se çfarë po ndodhë këtu. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë ardhur sot këtu të bëjnë homazhe”, u shpreh Haradinaj.
Ai nuk ka dashur të komentoj lidhur me Gjykatën Speciale duke thënë se ata i kanë dhënë qëndrimet e tyre.
Sot bërë 20 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.