Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku merrnin pjesë përfaqësues të strukturave të të gjitha niveleve të organizimit dhe simpatizantë të saj ka thënë se Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin.
“Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqëtimin e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin mundu me e nda në dysh; në NE që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rezistencës paqësore”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i Aleancës ka thënë se qeverisja aktuale ka degraduar çdo fushë.
“Të bëhemi bashkë që ta ndalim degradimin e Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.