Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.
Takimi është mbajtur në zyrën e SBAShK, pa praninë e mediave, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, Haradinaj dhe Jasharaj janë deklaruar për medie.