Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është nënshkruar në Librin e Zisë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj në rrjeti social Facebook ka shkruar se Kosova do ta kujtojë ish-presidentin francez Jacques Chirac si një mbështetës i pashoq.
“Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë”.
“Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”.
Të gjithë qytetarët dhe personalitete të ndryshme mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve nga ora 9:30 deri në orën 12:00.
Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Jacques Chirac.
Chirack ishte president i Francës në vitin 1999, i cili përkrahu intervenimin e NATO-s për të ndalur gjenocidin serbe në Kosovë.