Haradinaj: Nëse s’ka kandidat unifikues, situata do të vazhdojë njësoj

Prishtinë | 05 Maj 2025 | 10:23 | Nga Diellza Gashi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në rast të një kandidati të ri unifikues për kryetar Kuvendi, opozita do ta përmbushë detyrën e saj, raporton Ekonomia Online.

Në të kundërtën, ai paralajmëroi vazhdim të bllokadës.

“Nëse kemi një kandidat të ri, me siguri do ta kryejmë sot detyrën tonë. Është një situatë shumë e keqe… Mendoj se është urgjente që ne si opozitë, partitë opozitare ta shqyrtojmë këtë situatë dhe të gjejmë një rrugë të veprimit të mëtejmë, të vendosim për veprimet e mëtejshme. Mund të jetë një adresim në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë deputetë por nëse ka edhe rrugë tjera t’i shqyrtojmë”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme