Haradinaj nga Kalaja e Vushtrrisë: Mensut Ademi dhe ekipi i tij të përkushtuar dhe besnik ndaj qytetarëve

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj cilësoi Vushtrrinë si vend i njerëzve të urtë e të mirë, atdhetarë dhe punëtorë.

“E kam nderin të kërkoj votën tuaj për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për programin për qeverisje komunale për Vushtrri, për kryetarin tonë, profesorin Mensut Ademi që të udhëheqë me Vushtrrinë”, tha mes tjerash Haradinaj.

Ai e ka cilësuar kandidatin e AAK-së Mensut Ademi, si njeri i vlerave, i ngritur, besnik ndaj Vushtrrisë dhe qytetarëve të saj.

Haradinaj ka kërkuar votat edhe për listën e AAK-së për Kuvend Komunal, njerëz që janë të dedikuar për Vushtrrinë.

“E dimë që jeta nuk ka qenë e lehtë për plot prej jush, por të bashkuar mund të mbërrijmë edhe ato suksese që s’i kemi arritë deri tash. Kam besim të madh se profesori Mensut Ademi dhe kjo ekipë do të sjellin suksese për Vushtrrinë”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme