Haradinaj nga Thumana: Njerëzore që Kosova dhe Shqipëria janë për njëri-tjetrin

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka vizituar vendet e prekura nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë të martën.

Ai nga Thumana, një nga vendet që është goditur më së shumti nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, ka thënë se është krejt normale që Kosova të gjendet afër Shqipërisë në këto ditë shumë të rënda.

“Është situatë jo e lehtë. Ka familjarë që kanë humbur shumë anëtarë të familjes. Shihet që është sanuar problemi i strehimit dhe kujdesi tjetër, por kryesorja është dhimbja për të vdekurit. Më pas, duhet patjetër që të gjendet zgjidhje për ata që kanë mbetur pastrehë”.

“Më vjen mirë që sadopak edhe Kosova i është gjetur afër bashkëkombasve, vëllezërve dhe motrave në Thumanë, Durrës dhe kudo tjetër”.

“Nuk është diçka që na duhet ta kujtojmë si të jashtëzakonshme, është njerëzore dhe normale që ne të jemi për njëri-tjetrin. Do të donim që të ishim bashkë veç në gëzime, por këtë herë është për dhimbje”.

“Më vjen mirë që populli i Kosovës është bashkë me të gjithë bashkëkombasit tanë”.

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, baby, beard and outdoor

Image may contain: one or more people

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, outdoor

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing and outdoor
Image may contain: plant, tree and outdoor


Të ngjashme