Haradinaj ngushëllon familjen e Tahirsylës: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çështje kombëtare

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.

Haradinaj tha për Tahirsylën fjalët më të mira, ku dhe theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të tij në çështjen kombëtare shqiptare.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.

Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.

Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!

U prehsh në paqe, profesor!

Të ngjashme