Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen Merlaku pas ndarjes nga jeta të nënës Xhyle, nënës së mikut të tij, Rasim Merlaku.
Haradinaj ka bërë të ditur se së bashku me familjarët dhe miqtë ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit.
“Së bashku me familjen Merlaku dhe shumë miq, në lamtumirën e fundit për nënën Xhyle, nënën e mikut tonë, Rasim Merlaku.
Ngushëllime të sinqerta familjes Merlaku dhe miqve!
U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.