Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime Selisë së Shenjtë me rastin e varrimit të Papës Benediktit XVI.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me këtë rast e përkujton devotshmërinë e Papës për paqe dhe liri.
“Me rastin e varrimit të Papës Benedikt-i i XVI, i cili kaloi në jetën e pasosur më 31 dhjetor, përkujtojmë devotshmërinë e Tij në përkujdesje për paqen dhe lirinë tonë!
Duke i shprehur Selisë së Shenjtë ngushëllimin tonë, lutemi që shpirti i Benedikt-it të XVI të jetë bashkuar me Papët e rrënjëve Ilire e Arbërore, për të gjetur tek Hyu bekimin për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.