Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari.
“Sipas traditës, në prag të 28 Nëntorit, sot fillova ditën me homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skënderaj dhe në Kompleksin Memorial në Prekaz”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Madhështia e rezistencës dhe sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare”.