Haradinaj: Nuk e kam marrë ende vizën për ShBA, jam kundër Speciales

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 13:01 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është në pritje të vizës për të udhëtuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

“Zyra jem ka aplikua për vizë janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qef me shkuar. Nuk kam marrë përgjigje është edhe një ftesë për lutjet e mëngjesit, nuk ka me mbërri në të gjitha e jam kryetar i qeverisë, por duhet me zgjedh ndonjë ngjarje me shkuar, kur të ma jepni shkoj, kaq”, tha ai.

Haradinaj nuk ka komentuar kolumnen e kreut të kuvendit Kadri Vesli rreth Speciales. Por, Haradinaj tha se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë sa herë që kjo çështje sillet në Kuvend, pra do ta kundërshtojnë.

“Unë kam lexuar letrën e Veslit që është kryetar i Kuvendit dhe PDK-së nuk kam ndonjë koment në këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës atëherë kur u kanë kem votuar kundër sot me ardhur votojmë kundër nesër kundër, e respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë e respektojmë”.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës në komunë e Prishtinës, ku premtoi mbështetjen e qeverisë.

Mediat kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Ramush Haradinaj vizën për të udhëtuar në ShBA.

E kjo i ka pamundësuar Haradinajt që më 4 shkurt të marrë pjesë për “Lutjet e Mëngjesit” – organizimin ky i përvitshëm i Shtëpisë së Bardhë, ku marrin pjesë politikanë nga e gjithë bota.

Por Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Ioëa me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Ioëa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Ioëas.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

 

Të ngjashme