Haradinaj: Nuk është e vërtetë që na kanë bllokuar pakicat, Kurti nuk do të vijë te dita kur dështon në parlament

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Sonte në pjesën e parë të Pressing i ftuar është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përballë tij janë Ilir Mirena dhe Burim Ramadani.

Haradinaj ka komentuar vendimin e Kushtetueses që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e bllokon Kuvendin, në mënyrë që të mos vijë momenti i krijimit të qeverisë, pasi sipas tij, ai nuk e ka shumicën e nevojshme që ta krijojë atë.

“Ai nuk e ka një shumicë të nevojshme me kriju qeverinë, nuk do me ardh te dita që me dështu në parlament. Për këtë e mban bllokadën në parlament që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme