Haradinaj: Opozita të jete pjesë e konsensusit për dialogun me Serbinë; Nëse i bën votat të na rrëzojë

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje dhe që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nëse opozita i bën votat le të na rrëzojë”, tha Haradinaj duke e ftuar edhe një herë opozitën që të jetë pjesë e konsensusit të dialogut me Serbinë dhe të mos veprojë sipas logjikës së inateve.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri, tha se pret lajm pozitiv në fund të vitit, në të kundërtën Haradinaj tha se BE del se na ka gënjyer.

Në një intervistë për RTK’në, Haradinaj u përgjigj me tone të ashpra ndaj Bankës Botërore për çështjen e ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme