Haradinaj: Osmani, Konjufca e Kurti t’i shkruajnë letër Bidenit për të shkuar në Shtëpi të Bardhë

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se niveli aktual në të cilin po zhvillohen negociatat me Serbinë nuk do të sjell sukses për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit, presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri duhet t’ia shkruajnë një letër të përbashkët presidentit amerikan dhe t’i kërkojnë takim në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

Kreu i AAK-së ka thënë se çfarëdo rruge tjetër do ta lodhë Kosovën dhe s’do të jetë e suksesshme.

“Pse ne ende po shpresojmë që do të arrijmë sukses me këtë nivel të dialogut. E cili është ky nivel, i Lajcakut, i të ngarkuarve, po ende jo i vendimmarrësve. Me u anku në korridore të Kuvendit tonë në njërin nga ata që vjen në Prishtinë, s’fitojmë kurgjë. Kjo punë zgjidhet ndryshe. Presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri një letër të përbashkët presidentit të Amerikës, me i thanë i nderuar president, është afruar normalizimi i plotë me Serbinë, a po na pret në Shtëpinë e Bardhë ta nënshkruajmë marrëveshjen historike, normalizimin e plotë me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse e ligjërisht të obligueshme. Çdo rrugë tjetër ka me e lodhë Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj në Kuvend.

Të ngjashme