Në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton Ekonomia Online.
“Në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetetetë vjet më parë u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit; pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj këtyre heronjëve për shërbim ndaj atdheut. “Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut”, ka thënë Haradinaj.