Haradinaj: Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në ceremoninë zyrtare me rastin e 20 – vjetorit të çlirimit ka thënë se përderisa NATO-ja me aleatët ditën ta fitojnë luftën, kosovarët do ta fitojnë paqen. Madje për këtë tha se janë të gatshëm të pajtohen me Serbinë, po r vetëm duke i njohur kufijtë aktual, raporton EkonomiaOnline.

Ai falënderoi ish-presidentin Clinton, për të cilin tha se ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

“Është nder për institucionet e Kosovës që sot jemi bashku kështu. Shihni sot i ngjason jo qershorit, por verës ‘99 kur jemi bashku të lirë në Kosovë këtë shesh ka qenë kënaqësi të ecim lirshëm pas gjitha vuajtjeve që i ka kalu populli ynë. Për shumë kohë populli ynë ka kërkuar lirinë breza e breza kanë vuajtur e janë flijuar populli ynë e priste nga Zoti ndihmën, UÇK qëndroi me popullon spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalen nga ju zotri president. Ju z.president me trenat e jetës e ndalët spastrimin etnik”, tha Haradinaj.

Haradinaj edhe njëherë i bëri thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiq që ta njehë Kosovën dhe të mundësojë paqen mes dy vendeve.

“Paqen e bëjnë të guximshmit e ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë. Populli jonë guxon të pajtohet me Serbinë dhe i bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe presidentit Vuçiq që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se duhet të punohet më shumë dhe të fokusohen të gjithë në vende të punës për qytetarët e Kosovës, të fokusohen në mundësinë për jetë, në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit dhe në mënyrë që brezave të tjerë t’ua lënë lirinë, respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e gatshme të pajtohet dhe për këtë i bën thirrje Serbisë dhe këtë e bën në falënderim të ndihmës që ia ka dhënë Kosovës Bashkësia Ndërkombëtare në atë kohë për humanizëm.

“President Clinton, jeni në shtëpinë tuaj. Babai im i ka thënë këto fjalë çdo herë për mikun, që është në shtëpinë e vet dhe këtë e ka dëgjuar ndër breza. Pra, të gjithë jemi në shtëpinë tonë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti i bekoftë aleatët e Kosovës, të prirë nga Amerika”, tha kryeministri Haradinaj.

Të ngjashme