Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se diskutimet për rrëzimin e Qeverisë nuk i merr “ngat” zemrës. Ai tha se i duket që do ta kryej mandatin që ka marrë, raporton Ekonomia Online.
“Nuk është aty halli. Kur e ka vendos Parlamenti me rrëzuar Qeverinë e rrëzon. Nuk i marr ‘ngat’ zemrës këto diskutime. Mua po me doket që ka me kryer mandatin”.
Shkarkimi i dy ministrave të Punëve të Brendshme nuk është për tu tronditur dhe as nuk ndikon negativisht në procesin e liberalizimit të vizave, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai tha se propozimet për emërim dhe shkarkim të ndonjë ministri vijnë nga partitë pasi e tillë është marrëveshja e koalicionit qeverisës.
“Lirimi prej detyre i ministrit Gashi dhe propozimi për emërimin e ri vjen nga partia. Mendoj që nuk është ndonjë tronditje në proces të liberalizimit edhe ky mund ta vazhdon liberalizimi nuk është vetëm portofoli e njërit nga ne. Nuk e shoh ndonjë tronditje”.
“Koalicioni është mes partive. Propozimet dhe kandidaturat vijnë nga partitë. Unë mundem me refuzuar nëse nuk është naj kandidaturë e mirë”.
Haradinaj nuk ka mohuar zërat se ministrin e shkarkuar të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi do ta emërojnë ambasadorë, raporton EO.
Sipas tij, emërimi në një pozitë në shërbimet diplomatike mund të jetë edhe praktikë e mirë.
Ai më tutje e ka lutur kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri të ketë kujdes në veprimet për hapjen e urës së Ibrit.
“Ma mirë ka evoluo Agimi se niherë i ka paralajmërua do marshe tash koncert. Po duhet me pas kujdes se nuk dëshirojmë me kthyer skena kur dikush barrikadohet në anën tjetër të urës. E kom lut atë që të ketë kujdes në çdo veprim”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/554433634987617/
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-kostoja-e-pakos-se-ligjeve-per-transformimin-e-ushtrise-sduhet-ta-shqetesoje-askend/