Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shtrenjtimit të çmimit të vajit nga tregtarët në Kosovë për 100 % brenda 24 orëve.
Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është edhe ai pjesë e këtij skenari.
“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish! A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!”
“Zgjohu o kryeministër e kryeje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka shkruar Haradinaj.