Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën duke komentuar kritikat e Jeff Hovenierit ndaj Qeverisë së Kosovës, ka thënë se shprehja e ambasadorit amerikan se “nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit” është shprehje e dhimbjes dhe e pakënaqësisë për rrugën e gabuar, që sipas Haradinajt, ka zgjedhur Kosova.
Postimi i plotë:
Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier ka qenë i kyqur në temën e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë e posaçërisht gjatë negociatave nën udhëheqjen e Marti Ahtisaarit. Ambasadori Hovenier shquhet si njeri me vlera të larta njerëzore, top diplomat me një urtësi të madhe politike, njerëzore dhe intelektuale. Ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj.
Shprehja e tij “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni” është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!
LEXO edhe: