Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do ta kishim pezulluar vendimin për taksën nëse do të kishte një marrëveshje të nënshkruar për njohje reciproke, raporton Ekonomia Online.
Sipas Haradinaj, qëndrimi i departamentit të shtetit amerikan vjen pasi kërkohet hapje e rrugës së dialogut ndërmjet dy shteteve.
“Qëndrimi i departamentit të ShBA vjen përmes ambasadorit. Ata kanë kërkuar pezullim të të taksës me qellim të hapjes së rrugës se dialogut. Sot do ta kishim pezulluar sikur ta kishim një kontratë të nënshkruar. Para se të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, nëse nuk hyjmë si shtet në Bashkimin Evropian, atëherë Kosova do të ketë kushte tjera.
Sipas Haradinajt, taksa do të mbetet në fuqi deri në vitin 2022.
“Nuk ka logjikë. Nëse është nënshkrua kontrata dhe duhet me shkuar aty me vendos firma ja japim një mundësi dhe e pezullojmë. Serbia po mundohet me shkuar deri në vitin 2022 se atëherë e ka hyrjen në BE dhe ne do ta mbajmë taksën deri atëherë. BE duhet me ditë se Nëse ne nuk hymë në BE të dyja shtetet, sigurisht qe Kosova ka me qit kushte tjera”, shtoi Haradinaj, raporton Ekomonia Online.
Ai ka thënë se nuk ka kthim të ushtrisë gjithashtu ka treguar se a do të marr pjesë në lutjet e mëngjesit
“Kam marr ftesë për lutjet e mëngjesit. Me ketë temën e taksës s’di a kam me shku. Dashurinë dhe respektin për Amerikën e kemi pakushte. Ne i kemi do pune të shtëpisë që duhet me i kryer. Kam hy në një kurs të ri politik dhe i kam ndërmarr disa rreziqe. Nuk ka kthim të ushtrisë, dhe në komunikim zyrtar me Kossnet”, pohoi Haradinaj.
Ai ka ftuar edhe njëherë opozitën të marrin pjesë ne temat nacionale
“LDK duhet ta gjej një formulë dhe të mos mungoj roli i LDK në temat nacionale. Nëse vjen VV në tavolinë mund ta kundërshtoj temat të cilat nuk i donë”, u shpreh shefi i ekzekutivit.