Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku në veri vazhdon, të koordinohemi me aleatët

Prishtinë | 27 Sht 2023 | 12:59 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se rreziku për eskalim të situatës sërish në veri ekziston, raporton Ekonomia Online. Ai tha se përgjegjëse për këtë situatë është Serbia dhe se për këtë duhet edhe një hetim ndërkombëtar.

Haradinaj pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani pohoi se për këtë çështje duhet të ketë një hetim ndërkombëtar. Madje kreu i AAK-së, tha se koordinimi me aleatët është i domosdoshëm në këtë fazë.

Haradinaj tha se institucionet e sigurisë të vendit u treguan të suksesshme, por se të njëjtën duhet ta bëjënë edhe politikanët në pushtet.

Ish-kryeministri tha se duhet që të kryhen edhe hetime për të vërtetuar atë që dihet se Serbia qëndron pas sulmit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku.

“Biseda ishte kryesisht lidhur me situatën e sigurisë ne vend gjatë ditëve të fundit të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi më veri ku humbi jetën një epror i Policës së Kosovës. Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkaka se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent rreziku”.

“Duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politik ta kryejnë me sukses punë  e vete. Përballja me rreziqe e sigurisë nuk behet duke e bartur përgjegjësin vetëm te profesionistët, dihet ndihmesa politike edhe dihet një kurs politik i besueshme me aleatët. Serbia nuk e fsheh faktin se është sponzorisese, i ka stërvit dhe i ka dhënë udhëzimit këtij grupi terrorist. Është mirë që të zhvillimet një hetim që Serbia është faktorë, kjo dihet por të vërtetohet edhe nga hetuesit ndërkombëtar me mundësi të një gjykate”, tha ai.

Haradinaj tha se një situatë e tillë është mjaft komplekse dhe se etapat që vijnë kërkojnë një koordinim të të gjithëve.

“Askush nuk duhet të mungojë për të bërë pjesën e vet, askush në Kosovë. ne do ta kryejmë detyrën tonë në shërbim të vendit. Kemi nevojë për aleatët e sigurisë. Vetëm imagjinoni nëse aty në veri të mos ishte KFOR-i, ushtarët amerikanë. Pra, kini parasysh.  Është mjaft e mirëseardhur që e kemi KFOR-in atje, si dhe EULEX-in”.

Të ngjashme