Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se më vëmendje të posaçme është duke i përcjellur zhvillimet pas kësaj fatkeqësie natyrore.
“Me vëmendje të posaçme po i përcjell zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Në këto rrethana të rënda për popullin dhe institucionet e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë pa viktima dhe me sa më pak dëme”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me gjithë ata që janë goditur sot.“Si popull që i kemi të freskëta pasojat e tërmetit, solidarizohemi me të gjithë ato familje që janë goditur, kanë humbur të dashurit dhe kanë mbetur të pa strehë”, është shprehur Haradinaj.