Haradinaj për aksidentin tragjik në Uashington: Ngushëllime për popullin mik amerikan, dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë

| 30 Jan 2025 | 10:39 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet dhe popullin amerikan pas jetëve të humbura nga përplasja e aeroplanit me helikopter në Uashington, raporton Ekobnomia Online.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme