Haradinaj për aksionin në veri: Provat i dhanë qytetarët serbë, Policia zbatoi ligjin

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 15:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes se rregullt të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar edhe njëherë aksionin policor të sotëm në komunat veriore, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Policia vetëm ka zbatuar ligjin dhe duke mostejkaluar kompetencat që ka.

I pari i Qeverisë shtoi se shumë nga provat që kanë quar në arrestimin e 19 zyrtarëve policorë i kanë ofruar qytetarët serb.

“Ju siguroj se operacioni dy ditësh është operacion në shkallë të vendit i drejtuar kundër individëve që janë të involvuar në trafikim kontrabandë vepra të jashtëligjshme ata jetojnë në Kosovë janë polic, zyrtarë doganor, është krejtësisht zbatim i ligjit. Prokurori ka dhënë urdhër për arrestim në bazë të provave që ka mbledhë dhe të bastisjes se disa lokacioneve, ka zbatuar obligimin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se as Kosova dhe Serbia nuk mund të arrijnë të bëhen pjesë e BE-së përderisa dikush nga këto vendet e përkrah krimin.

“Edhe Serbia dhe Kosova po synojnë të hyjnë duke hyrë në BE dhe ne nuk mundemi me hy në BE duke e përkrahur krimin”, tha ai.

Sipas tij, është e pakuptimtë reagimi i presidentit serb për arrestimet e sotme, duke shtuar se askush nuk duhet ta mbrojë krimin.

“Luftimi i krimit është në interes të gjithëve dhe është e pakuptimtë me e mbrojtur krimin. Serbia aspiron me hy në BE dhe duhet të përkrahë luftimin e krimit është interes i të gjithëve, Kosova ka kryer punë të mirë në zbatimin e ligjit”.

Ai tha se në Kosovë respektohen gjitha komunitetet dhe misionet ndërkombëtarë, por në rast se dikush paraqet rrezik për vendin atëherë zbatohet ligji, ashtu siç ndodhi me shtetasin rus i arrestuar sot.

“Ne respektojmë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare ne respektojmë gjitha të drejtat e përfaqësuesve të misioneve nëse njëri nga ta si rasti i shtetasit rus tregon rrezik për vendin ne e zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare”.

“Dihet cila është agjenda e Rusisë ajo e stabilizimit dhe ne jemi të vëmendshëm për këto agjenda duhet punuar kundër këtyre agjendave dhe jemi të suksesshëm , nuk ka vend që nuk zbatohet ligji ne Kosovë”.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për marrëdhënies Kosovë-Shqipëri ku tha se Shqipëria duhet të heq gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet, raporton EO.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri”.

Ai tha se ende nuk është kalkuluar për kostot që do jenë kur te ketë kyçje të reja për në autostradë.

“Për kyçjet në Ferizaj në Gërlicë dhe Han Elez nuk kemi kalkulim të kostos është autorizuar sot ministria me i pa gjitha kostot”, tha Haradinaj.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/698061940640425/

Të ngjashme