Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Anton Çettën në 24 vjetorin e vdekjes së tij duke thënë se përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar, ai ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.
“Iluministi atdhetar, Anton Çetta, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që me lëvizjen e tij ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi.
Kujtimi për unifikuesin shqiptar, pajtimtarin e mijëra gjaqeve dhe humanistin e madh nuk është zbehur as pas 24 vjetësh nga vdekja e tij. Angazhimi i tij me peshë historike do të jetë frymëzues për brezat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.