Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur rreth shkarkimit të bordit të AKA-s, e cila solli përjashtimin e Kosovës nga EQAR, tha shkarkimi nuk është bërë për shkak të emrave por për shkak të performancës së tyre.
Haradinaj e ka quajtur ish-kryetarin e AKA-s një hajn ordiner, raporton Ekonomia Online.
“Nuk janë shkarku ata njerëz pse i kanë emrat, nuk janë shkarku të asaj partie apo tjetrës, por janë shkarku se ju kam dëgjuar juve duke u ankuar për gjendjen në arsimin e lartë”.
Rexhaj ka qenë zyrtar i PDK-së para se të marrë detyra në agjenci që duhet të jenë të pavarura, si AKP dhe AKA.
“Blerim Rexha është hajn ordiner. USAID-i e ka tërhequr përfaqësuesin e tyre prej Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit; nuk kanë ndejt në Bord se kanë thanë se ai është i korruptuar”.
“Nëse doni me ba lojëraa takohemi fytyrë më fytyrë. Unë nuk i kam dy fytyra”, u shpreh Haradinaj.
“Nuk jam pishman, po e shoh që paskam ba mirë… Kështu po e qoni punën për ndonjë protestë civile”, u shpreh kreu i Qeverisë.