Haradinaj për Faton Osmanin: Një humbje e madhe për median dhe shoqërinë kosovare

Prishtinë | 11 Shk 2025 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Ramush Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehin ngushëllime për humbjen e gazetarit të njohur dhe themeluesit të ‘EkonomiaOnline’, Faton Osmani.

Ata ndajnë dhembjen me familjen Osmani dhe mbarë komunitetin mediatik, duke theksuar vlerat dhe profesionalizmin e tij të çmuar.

Faton Osmani do të kujtohet për kontributin dhe veprën e tij të vyer. U prehtë në paqe!

Të ngjashme