Haradinaj për krizën e energjisë: Përgjegjësi është Kurti, tash u kuptua pse pengoi investimet amerikane

Prishtinë | 29 Dhj 2024 | 15:13 | Nga Diellza Gashi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për situatën e energjisë elektrike në vend. Ai ka theksuar se përgjegjësia për reduktimet e energjisë i takon Kurtit, të cilin e ka quajtur “argati i Serbisë”, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për media, Haradinaj ka theksuar se Qeveria Kurti ka kundërshtuar projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, gazin amerikan, sipas tij, ky i fundit ka penguar investimet për shkak se “është direkt i lidhur në shitblerjen e energjisë”.

“Argatin e Serbisë, Albin Kurti ai është përgjegjësi ka penguar çdo investim në energji ndër vite, së fundmi ka mbërri me ndal gazsjellësin dhe një central me gaz në Prishtinë që mos me pasur energji. Kuptohet vonë është marruar vesh se pse i ka penguar këto investime, për shkak se është direkt i lidhur në shitblerjen e energjisë në përfitimet e këtyre shitblerjeve dhe fatkeqësisht e kemi gjendjen si e kemi. Shkaktari kryesor pra është Albin Kurti, jo vetëm që nuk kemi energji por ai është dashur të thirret në Prokurori për dëmet që i ka bërë Kosovës. Në vend që Kosova ta ketë energjinë e lirë me ato centrale e termocentrale ku megavati ka pasur me qenë 80 euro ky e blen deri në me një mijë euro pra dy herë e faturojnë qytetarët, një herë e faturon nga buxheti dhe njëherë me çmime të ngritura. Krimi energjetik ka emër ai emër Albin Kurti dhe mafia energjetike rreth tij”, ka deklaruar Haradinaj.

“Të mbushemi mend njëherë e përgjithmonë se këta njerëz që kanë ditur me mashtruar kaq mirë me të vërtetë janë njerëz të Serbisë. Më kujtohet viti 2017 e kam gjetur Kosovën pa asnjë megavat prodhuese dhe kam kaluar javë të tëra në KEK, sa tensione kemi pasur në mënyrë që të kemi energji që kemi mbërri që të mos shtrenjtohet dhe të kemi energji, dhe njëkohësisht dhe mos me pas reduktime në dimër dhe festa. Tani me orë të tëra ngrihen njerëzit, na ka ardhur diaspora këtu edhe çuditen me jetën këtu. Jemi në fund vit ta ndërrojmë argatin e Serbisë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme