Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.
Ai ka konsideruar se Kushtetuta e Kaqanikut ka qenë shprehje e vullnetit të popullit për të jetuar në liri.
“Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.”
Haradinaj shkroi se pavarësia u bë realitet me përpjekjet e lëvizjes kombëtare shqiptare.
“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”.