Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook theksoi se Shahinderja krijoi identitetin kulturor të Kosovës.
“Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta të artistës së këngës burimore shqiptare, Shahindere Bërlajolli-Stafaj. Ajo, bashkë me plejadën e artë të muzikës së viteve ‘70, krijoi identitetin kulturor të Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit artistik mbarëshqiptar” ka shkruar Haradinaj.