Haradinaj për Shqipërinë: Po hesht, duhet të përkrahet Kosova kundër Asociacionit një etnik

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar pozicionimin e Shqipërisë ndaj Kosovës për Asociacionin.

Ajo, përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se Shqipëria do të duhej që të përkrahte Kosovën kundër Asociacionit një-etnik si dhe avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi.

“Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit një-etnik & avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi. Kaq e thjeshtë por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?”, ka shkruar Haradinaj Stublla.

Të ngjashme