Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj Stublla, ka falënderuar Kongresmenin Amerikan, Eliot Engel, ndërsa ka uruar kongresmenin e ri Ritchie Torres për detyrën e që do të marrë.
Këto komente Haradinaj i ka bërë përmes Facebook’ut.
“Përderisa Kosova e falënderon përzemërisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32 vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin z. Ritchie Torres”, ka shkruar ajo.