Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”.
Haradinaj është shprehur se Ilazi ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit.
Postimi i plotë:
Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”. Ai ishte shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të pakompromis për lirinë e vendit. Erdhi nga mërgimi dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shërbyer si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes. Komandant “Ferri” do të kujtohet gjithmonë si një udhëheqës i patrembur, i ndershëm dhe njeri i fjalës.
Ngushllime të sinqerta familjes, bashkluftëtarëve të afërmve dhe miqve të tij!