Haradinaj përkujton 15-vjetorin e Mendimit të GJND: Vendim historik për shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 15-vjetorin e Mendimit Këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në një postim, Haradinaj e ka cilësuar këtë vendim si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ai theksoi se ky akt e legjitimoi përfundimisht të drejtën historike të popullit të Kosovës për shtet, të realizuar më 17 shkurt 2008. Haradinaj u shpreh se përkushtimi për liri, drejtësi dhe demokraci ka qenë çelësi i qëndrueshmërisë së vendit.

Në përmbyllje, ai nënvizoi rëndësinë e orientimit euro-atlantik të Kosovës dhe partneritetit strategjik me SHBA-në dhe BE-në, si rruga e vetme për realizimin e synimeve shtetërore.

Të ngjashme