Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë gushtit të vitit 1998.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar Bekim Berishën-Abejën, Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Jusuf Kelmendin, për të cilët tha se i kishte pasur krah në shumë beteja.
Ai ka përmendur edhe Agim Bajramin, Xheladin Kurtajn dhe Besnik Beguncën, të cilët ranë më 9 dhe 10 gusht 1998.
“Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca.Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi Haradinaj.